Google ADS

Mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit të fitores së Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës

16:20 | 5 Gusht 2024
E.G

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes edhe të mediave të huaja e kryesisht atyre greke

CCNi grek shkruan se, kandidati i Partisë Socialiste dhe i “zgjedhur” i Edi Ramës u zgjodh kryebashkiaku i ri i Himarës, Vengjeli Tavo, duke mbledhur 58,62% të votave, ndërsa më pas Petraq Gjikouria me 41,38% .

Para se të mbylleshin qendrat e votimit, zoti Tavo shpalli fitoren, duke falënderuar himarjotet për besimin duke premtuar se do të jetë një kryetar bashkie kushtuar secilin prej jush, pa asnjë dallim, si për votuesit e mi, ashtu edhe për qytetarët që nuk më votuan, sepse Himara është e pandashme, nuk është i fragmentuar, por një dhe e plotë.”

E njëjta media i ka bërë jehonë deklaratës së z. Tavo për kandidatin kundërshtar Petraq Gjikoria që i ofroi postin e nënkryetarit të bashkisë në rast fitore.

“Unë e mirëpres që të pranojë dhe të bashkohet me programin tonë për Himarën dhe Himariotët. Ka një ftesë të hapur për të kontribuar me ide dhe energji për të na çuar përpara. Sepse Chimarra është e të gjithëve”.

“Protothema” e cilëson zhvillimin politik elektoral si “fitore të kandidatit të Ramës”, teksa përshkruan si falënderim të përzemërt të Vangjel Tavos për kryeministrin Edi Ramën dhe strukturat e tij të Partisë Socialiste për mbështetjen e dhënë, ndërsa përsëriti propozimin që i kishte bërë para zgjedhjeve Gjikourisë për të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë.

Edhe SKAI ka raportuar rreth zgjedhjeve të Himarës, duke iu referuar përfaqësuesve të Omonias, që hodhën akuza ndaj qeverisë.

“Burime diplomatike greke i bëjnë thirrje Tiranës që t’i përgjigjet ankesave për mospërputhje të procesit zgjedhor në Himarë pas fitores së “të zgjedhurit” të Edi Ramës, Vangelis Tavos”

Tanea ka dhënë lajmin e fitores së kandidatit të mazhorancës Vangjel Tavo në bashkinë e Himarës duke përshkruar dhe ofertën e dhënë për z. Gjikuria.

Gjithashtu e njëjta medie ka shprehur shqetësimin për mos ushtrimin e së drejtës për të votuar për shkak të mjeteve të identifikimit ishin të skaduar.

Kurse “Zougla” përshkruan përfundimin e rezultateve në Himarë, shifrat e kandidatëve, të shoqëruara me një foto të kryebashkiakut të ri Tavo. Më tej nënvizohet se fituesi Vangjel Tavo ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe PS-në publikisht për mbështetjen e dhënë./rtsh.al/

Të ngjashme