Policia greke publikoi të dielën pamjet e ndjekjes së gomones me drogë të nisur nga Shqipëria, në bordin e së cilës ndodheshin dy shtetas shqiptarë dhe një italian dhe ku u sekuestruan 1.6 tonë drogë e supozuar se vinte nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, droga vnte nga Shqipëria dhe hedhin dyshime të forta se ishte e komanduar nga ish-ministri Saimir Tahiri dhe njerëz pranë Edi Ramës.
Sipas mediave grekë karteli çonte marijuanë në Turqi dhe merrte heroine, është zbuluar nga shërbimet amerikane. Në këtë operacion morën pjese shërbimet greke dhe italiane. Të gjitha këto shërbime arritën në përfundimin se karteli funksiononte nën urdhrat apo tolerancën e ish-ministrit Saimir Tahiri, njëkohësisht edhe drejtuesve qe ndodhen pranë Kryeministrit Edi Rama.
Dëshmia e një oficeri grek policie:
“Jam oficer policie i anti-drogës se rojës bregdetare. Në fillim te gushtit 2017″>2017 me erdhi informacioni për këtë grup kriminal. “Rezultoi se përdoruesi i numrit … S. K, banues ne Glifadha, biznesmen dhe përfaqësues i ligjshëm i kompanisë … birrari-restorant ne Mykono. Gjate hetimit të çështjes rezultoi se autoritetet italiane sekuestruar dy ton e dyqind e gjashtëdhjetenjë kg e pesëdhjetë gram (2261.50) kanabis sativa në një skaf të shpejtësisë se larte te quajtur TATAMITA, ne 04.08.2017″>2017 ne ujerat italiane e shoqëruar me arrestime.
Ky skaf është i riregjistruar ne BEMS të rojës bregdetare në pronësi të kompanisë, në pronësi të S. K (drejtues).
Kjo gomone në qershor 2017″>2017 ishte pare në rrugën Athine-Korinth duke u transportuar me një mjet drejt një magazine të zonës e Aspropirgos, me mbishkrimin “ΑΝΥΨΩΣΕΙΣ Γ… Α…”. Në vazhdim është parë të transportohet nga porti Killinit drejt parkingut të skafeve te Dh.L në Amaliadha, Ilea.
Sipas të dhënave, kjo gomone kishte pësuar defekt dhe pasi u rregullua midis 31/07/2017″>2017 dhe 01/08/2017″>2017, gomonia vazhdoi me trafikimin e drogës siç rezultoi më vonë me sekuestrimin e 2261.50 kg kanabis ne 04/08/2017″>2017 nga autoritetet italiane.
Rezultoi se S. K, pasditen e 31/07/2017″>2017 u nis nga Athina dhe në mesnatë arriti në Ilea, kohe gjatë se cilës nisi rruga e paligjshme e TATAMITA dhe menjëherë u kthye në Athine të nesërmen në mëngjes. Rezulton gjithashtu që gomonia “ΚΑΡΝΙΒΟΡ” që u gjet në dhjetor 2016 e ankoruar në Paleokastrica, Korfuz me çelësat e motorëve të jashtëm në të. Meqë nuk u interesua asnjë, ky mjet u sekuestrua. Pas pak ditësh erdhi një avokat dhe tha qe interesohet pronari për mjetin. Mjeti rezultoi sipas dokumenteve në pronësi te S. K.
Gomonia i përket të njëjtës kompani. Sipas të dhënave rruhet në parkingun e Dh.L në Porto Rafti. Në parkingun e L fshihet dhe një gomone me tre motorë me fuqi të madhe që përdoret për trafik droge drejt Greqisë dhe Italisë. Përdorues i saj është S. K që vepron nën urdhrat e shtetasve shqiptarë./albeu/
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...