I kishin vlerësuar si zgjedhjet më të pazakonta dhe të tensionuara në Shqipëri, por një ditë pas votimit mediat ndërkombëtare e vënë theksin tek mungesa e dhunës.
Zgjedhjet lokale të bojkotuara nga opozita zhvillohen paqësisht, shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Mes pjesëmarrjes së ulët, votim shkoi pa probleme, pasi vendet perëndimore paralajmëruan kundër akteve të dhunës.
Megjithatë, vijon Reuters, pati nga ata që tallën votuesit me këngë dhe slogane nga partia komuniste. Kryeministri Edi Rama i cilësoi zgjedhjet një fitore për Shqipërinë evropiane, ndërsa kreu i Partisë Demokratike pohoi se pjesëmarrja e ulët nënkuptonte se populli e kishte refuzuar farsën, vijon më tej agjencia ndërkombëtare e lajmeve.
Edhe Euronews e vë theksin tek zhvillimi paqësor i zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të opozitës. Nuk pati incidente të mëdha, pohon media, duke kujtuar se organizmat ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për shmangien e dhunën.
Shqipëria shmang dhunën në zgjedhjet e kontestuara lokale, shkruan Balkan Insight e cila vëren se procesi i votimit shkoi më paqësisht nga ç’pritej. Megjithatë, vijon media, bojkoti i opozitës do ta bëjë të vështirë mbrojtjen e rezultateve ilegjitime nga ana e qeverisë socialiste.
Fitorja pa rivalë e Ramës, është titulli i La Stampës e cila përmend pjesëmarrjen e ulët në votime. Më pak se 20 përqind e qytetarëve me të drejtë vote, morri pjesë në zgjedhje, shkruan media italiane. /A2News/
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...