Shitja e kanabisit të paligjshëm është një biznes mjaft fitimprurës.
Autoritetet britanike kanë bastisur disa shtëpi në qytetin e Teesside të cilat ishin konvertuar në ferma të kultivimit të lëndëve narkotike nga shqiptarët.
Sipas mediave në Britani shumë shqiptarë të cilët ishin deklaruar më herët si të zhdukur, të tjerë që kishin shkuar në Angli si studentë, apo të fshehur në kamion, ku kishin paguar mijëra euro, janë arrestuar dhe dënuar si fermerë dhe tregtarë kanabisi.
Madje, sipas Gazettelive.co.uk, pjesa më e madhe e shqiptarëve të arrestuar nuk dinë të flasin anglisht.
Cilët janë shqiptarët e arrestuar?
– Armelind Rexha 22 vjeç, shkoi për të ndjekur studimet master në Angli por u kap me një sasi droge të kultivuar në banesë, që shkonte në mbi 700 mijë euro.
Ai u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.
-Katër të tjerë, Sokol Geshtenja, 24 vjeç, Hysen Uzuni, 27, Blerim Rama 30, dhe Klajdi Kukli, 22 vjeç, janë gjetur dhe kapur brenda fermës së kanabisit.
Geshtenja u përpoq të largohej nga tarraca, por u kthye më pas në shtëpi. Gjyqtari Judge Peter Armstrong tha se ata janë përdorur nga të tjerë dhe i dënoi secilin me nga një vit burg.
– Alfred Borici, 36-vjeç, është një tjetër shqiptar i arrestuar dhe dënuar me një vit burg. Ai kishte shkuar në Angli i fshehur përmes një kamioni. Vlera e drogës së kultivuar prej tyre kapte shifrën e 700 mijë eurove.
– Ervis Harrari, 24 vjeç, më 6 nëntor të këtij viti iu kap në banesë një sasi droge e kultivuar me vlerë rreth 200 mijë euro.
Harrari i detyrohej 8,000 euro një rumuni që e kishte dërguar në Britani në bagazhin e një makine.
– Florenc Sherri, 23 vjeç, u kap gjithashtu pas banesës së tij ku kultivohej kanabisi.
Harrari u dënua me 16 muaj burg, kurse Sherri me 13 muaj.
– Haziz Bruci, 23 vjeç u kap në nja banesë tjetër, ku kishte kultivuar 213 bimë kanabisi.
Ai u dënua me 36 javë burg.
– Selonik Hoti, 25 vjeç dhe Anoton Kolaj, 26 vjeç, u gjetën një banesë tjetër në Middlesbrough me 875 bimë kanabisi të mbjella që kapnin vlerën e rreth 1 milion eurove, nëse kjo sasi do të shitej në treg.
Ata i thanë policisë se kishin paguar mbi 14 mijë paundë për të mbërritur në Angli dhe ishin me borxhe. Të dy u dënuan me nga 16 muaj secili.
– Kleandi Moganu, 33 vjeç, Arben Ferra 36, Sami Ficorri 29, e Armond Ficorri 33 vjeç, kishin ndërtuar po ashtu një fermë kanabisi me vlerën mbi 240 mijë euro.
Ata pas arrestimit u dënuan secili me nga 30 javë burg.
– Ardit Gjonaj 31 vjeç, Indrit Mehmeti 30, e Ardi Mustafaj 30 vjeç, ishin po ashtu persona të lidhur me prodhimin dhe trafikimin e kanabisit.
Gjonaj u dënua me 18 muaj burg, kurse Mehmeti e Mustafaj, secili me nga 9 muaj.
– Lulëzim Zdrava, 44 vjeç u kap me 208 bimë të kultivuara dhe u dënua me një vit burg.
– Klodjan Kerrnaja, 30-vjeç, u kap në një fermë me 875 bimë kanabis vlera e së cilës shkonte mbi 800 mijë euro.
– Endrid Hasani, 26 vjeç, po ashtu u arrestua në Stockton, ku iu gjet brenda banesës drogë.
– Arben Guri, 33 vjeç dhe Aurel Hyka 24, janë dy shqiptarë të tjerë të arrestuar brenda një ferme kanabisi.
Ata u dënuan secili me nga 18 muaj burg.
– Ylli Kurmekaj, 41 vjeç, u përpoq të arratisej gjatë një aksioni të policisë, pasi kishte krijuar edhe një vend të posaçëm brenda fermës, por u ndalua dhe u dënua me 20 muaj heqje lirie.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...