Google ADS

Mediat britanike: Rritet frika nga mafia shqiptare

22:39 | 15 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Bandat shqiptare po rrisin ndikimin e tyre në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe. Në një artikull të Birmingham Mail, vihet theksi tek rritja e influencës së shqiptarëve.

Artikulli bën me dije se po rritet frika nga mafia shqiptare. Kjo e fundit  po zë gjithmonë e më shumë vend në trafikun e drogës.

“Gangsterët shqiptarë i kane tashme te ndara zonat e influencës”, thuhet në artikull.

“Fillimisht ata ishin pjese e menaxhimit te një klubi striptizmi, të cilin e furnizonin me droge. Me pas, ne vitin 2016, shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u arrestuan. Ata  u kapën me 120 mijë paund kokainë në Birmingham.

Vetem pak me pare Agjencia Kombëtare e Krimeve paralajmëroi se bandat shqiptare kanë ndikim të madh në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe dhe se disa prej tyre janë edhe kontrolluese kryesore në tregun e trafikimit.

Në vitin 2017 policia në West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, mbi të cilët rëndonin 51 akuza nga më të ndryshmet, sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme