Mediat britanike: 2019 viti i Shqipërisë për turizmin

22:08 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Shqipëria ka qenë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një destinacion atraktiv turistik për verën që do të vijë, duke e cilësuar 2019-n si vitin e saj në turizëm. Së fundmi media britanike Harper Baazar e ka listuar në top 10 vendet më të bukura për t’u vizituar në verën që do të vijë.

Zyrtarisht kemi hyrë në stinën e dimrit. Ditët janë të shkurtra, temperaturat janë të ulë dhe vera duket ende shumë larg. Por të gjithë kemi në mendje vetëm një gjë: Ku do të shkojmë për pushime?

Gjatë 12 muajve të fundit, fotot e pushimeve nga vende si Italia e Jugut dhe Bali kanë pushtuar rrjetet tona sociale, ndërsa vitin e kaluar Vietnam, Mykonos dhe Lisbonë patën një bum vizitash.

Për të siguruar lexuesit që të jenë një hap përpara me destinacionet që zgjedhin, media britanike Harper Baazar ka sjellë mendimet e një grupi ekspertësh për udhëtimet.

Në 10 top destinacionet e listuara nga ekspertët, Shqipëria është renditur në të tetin.

Sipas Harper Baazar, Shqipëria ka qenë prej kohësh në hijet e vendeve fqinje turistike për tërheqjen e turistëve si Greqia dhe Mali i Zi. Megjithatë disa ekspertë të udhëtimit parashikojnë që viti 2019 të jetë viti i vendit në turizëm.

Referuar Booking.com. Ksamil, fshat në jug të vendit, është një destinacion për të mos u humbur. Përdoruesit e kësaj platforme e kanë vlerësuar vendpushimin për prodhimet e detit dhe njerëzit miqësorë. Vendi gjithashtu u listua edhe në listën më të mirë të udhëtimit të Lonely Planet për vlerën e vitit 2019 ku përshkruhej: “Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ecni në mes të peizazhit të bukur malor, të qëndroni në fshatra të vegjël dhe të përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin e Tiranës për shumë më lirë se sa shumë në një vend tjetër në Europë “.

Pjesë e listës së medias britanike ishin edhe këto vende

1.Jordania

2.Sri Lanka

3.Kanadaja

4.Ishujt e Paqësorit

5.Japonia

6.Rwanda

7.Arizona, SHBA

8.Shqipëria

9.Zelanda e Re

10.Bullgaria

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme