Media serbe e kanë cilësuar si “provokim”, qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili tha dje se “Vuçiç nuk ka çfarë lufte të provokojë. Serbia e ka humbur luftën”.
Me titullin ”Rama provokator: Serbia e humbi luftën”, media serbe “Alo.rs”, ka publikuar një lajm për qëndrimin e Ramës ndaj deklaratës së presidentit Vuçiç, sipas të cilit konfliktet e ngrira paraqesin shumë rreziqe.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që Beogradi dhe Prishtina të shkojnë në luftë dhe pyeste veten se për çfarë lloj lufte po fliste presidenti serb Aleksandar Vuçiç, shkruan alo.rs, raporton ATSh.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke folur për dialogun me Kosovën është shprehur se “konflikti i Nagorni-Karabahut ka treguar se si një konflikt i ngrirë, kur është i ngrirë, mund të evoluojë në një katastrofë të vërtetë”.
“Unë e kam thënë publikisht. Kosova është përparësia ime e parë në marrëdhëniet me jashtë”, tha Rama, citon media serbe.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi