“Kostandinos Kaçifa e kishte parashikuar vdekjen”. Kështu raporton media greke “Espresso”, në një artikull publikuar këtë të hënë, ku raportohet lidhur me funeralin e 35-vjeçarit.
Media greke del në këtë konluzion duke paqaqitur një bisedë mes tij dhe së motrës.
Mes të tjerash, “Espressonews.gr” shkruan: “Heroi trim e kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte. Kohët e fundit, 35-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, duke bërë punë të ndryshme për të jetuar. Një javë para se të jepte frymën e fundit, gruaja (e motra) e, thirri të shkonte në shtëpinë e saj pas festës së 28 tetorit (festa kombëtare e Greqisë) që t’i rregullonte një dollap. Sikur t’u paraprinte atyre që ndodhën, njeriu krenar iu përgjigj: ‘Jo, do vij tani. Nuk dua të kem gjëra të pambaruara pas 28 tetorit’”.
Të dielën e 28 tetorit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, Kostandinos Kaçifa mbeti i vrarë./Panorama
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...