Shqipëria është ndoshta destinacioi i ri më i famshëm në Evropë. Sipas statistikave vendi mesdhetar ka regjistruar 30% më shumë turistë brenda një viti, shkruan Moritz Maier në një artikull të botuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Neue Presse” (FNP).
Kryeministri Edi Rama është entuziast – dhe po sakrifikon shumë për të.
Shqipëria po lulëzon si një destinacion udhëtimi. Vendi ka shënuar rritjen e katërt më të lartë të turistëve ndërkombëtarë në mbarë botën.
“Një levë e madhe për prosperitet për vendin ekonomikisht të dobët”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Megjithatë, rritja e turizmit nuk ofron vetëm mundësi zhvillimi – por ajo mund të dëmtojë mjedisin. Kjo mund të shihet aktualisht në Spanjë, ndër shumë vende të tjera.
Në shumë rajone, popullsia atje po proteston gjithnjë e më dhunshëm kundër të ashtuquajturit turizmit masiv.
A do të ketë të njëjtin fat edhe Shqipëria? Ruajtja e natyrës tashmë po vuan nga fluksi i turistëve.
Pushimet në Evropën Juglindore: Rritje rekord e turizmit në Shqipëri
Brenda një viti, numri i turistëve në Shqipëri u rrit me rreth 30%– duke shënuar një rekord.
Në vitin 2022 u regjistruan 7,5 milionë turistë ndërkombëtarë, dhe në vitin 2023 rreth 10,1 milionë.
Këto janë shifrat e Organizatës së Turizmit të Kombeve të Bashkuara. Vetëm turizmi kontribuoi masivisht në rritjen ekonomike prej 5% në 2022.
Në vendet e BE-së – veçanërisht në Gjermani – Shqipëria është konsideruar prej kohësh si destinacioni më i njohur kur bëhet fjalë për pushime të lira, natyrë të bukur dhe arkitekturë historike.
Kryeministri Rama shprehet veçanërisht i kënaqur për rritjen e turizmit nga Gjermania.
“Kjo është një gjë e madhe. Së pari, Shqipëria ka patur një reputacion të keq në Gjermani për një kohë të gjatë. Kjo po ndryshon shumë për shkak të rritjes së turizmit”, tha Rama në një intervistë, në një vizitë shtetërore në Berlin si pjesë e Konferencës së Ballkanit Perëndimor.
Autokrati komunist Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë për disa dekada gjatë Luftës së Ftohtë.
Shqipëria tani po kërkon të bashkojë forcat me BE-në dhe është kandidate për anëtarësim që nga viti 2014.
Turistët gjermanë janë një “fat” për Shqipërinë
Nga ana tjetër, turistët gjermanë në veçanti përfaqësojnë një sukses të qëndrueshëm.
Këtë e tregon përvoja nga vendet e tjera: Kur një numër i madh pushuesish nga Gjermania vizitojnë vendin, ky është një sinjal për një sektor të qëndrueshëm dhe afatgjatë të turizmit.
Kryeministri dëshiron ta promovojë këtë. “Gjermanët shpesh kalojnë 30 ditë pushime. Dhe zakonisht marrin vetëm disa ditë për pushime më të shkurtra. Gjithnjë e më shpesh, disa nga këto ditë – i kalojnë në Shqipëri. Për ne, ky është një fat”, tha Rama.
Kritikët shpesh i referohen pasojave kur numri i turistëve rritet kaq ndjeshëm.
Ajo që ndodh kur ka një fluks turistësh të huaj dhe vendas – përveç përfitimeve ekonomike – është edhe shfaqja e pasojave nga turizmi masiv, siç mund të shihet për shembull në Spanjë.
Kryeministri Rama nuk sheh asnjë rrezik të turizmit masiv për momentin./abcnews.al
Bislimi takoi kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e Grupit Par...
Majku i propozon të dashurës, ajo thotë “PO”
FSK dhe FARSH realizuan ushtrimin e përbashkët fushor “ Shpë...
Matt Gaetz tërhiqet nga emërimi për postin e prokurorit të p...
Haradinaj: Me kalimin e kohës Kosova po e rrit jo vetëm prod...
Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, MEPJ: Shqiptar...