Deutsche Welles shkruan se grupet kriminale janë vendosur prej vitesh në Gjermani, ndërsa ministri i Brendshëm i Rajonit të Veriut tërheq vëmendjen se ata nuk pranojnë ti nënshtrohen ligjeve, por se kanë vendosur rregullat e tyre.
Grupet kriminale shqiptare dhe kosovare renditen mes grupeve të rrezikshme që operojnë në Gjermani. Theksohet se ka ardhur koha që të aplikohet parimi i tolerancës zero. Ekspertët flasin për 500 mijë persona, anëtarë të grupeve pak a shumë aktive.
“Ata kanë të përbashkët faktin se janë nënkultura që pretendojnë sistemin e tyre të normave dhe vlerave, duke refuzuar kategorikisht sistemin gjerman ligjor, duke u përpjekur të imponojnë sistemin e tyre dhe të jetojnë në njërën anë duke përdorur sistemet sociale gjermane dhe nga ana tjetër , duke ruajtur një standard të lartë jetese nëpërmjet veprave penale “, shpjegoi Sebastian Fiedler, nënkryetar federal i shoqatës së hetuesve kriminale gjermanë.
Këto grupe janë përgjegjës për veprat penale nga trafiku i drogës në trafikun e armëve, te pastrimi i parave deri te vjedhjet spektakolare. Ata bëjnë jetë luksi, madje paguajnë shuma të konsiderueshme për avokatët në çështje të ndryshme. Drejtësia përballet me vështirësi për goditjen e tyre, pasi kanë mbështetje në komunitetet ku jetojnë. Në Nordrhein-Westfalen, mes viteve 2016 dhe 2018, u regjistruan më shumë se 14 mijë krime./DW/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë