Media gjermane e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për turizëm

14:55 | 17 Mars 2024
E.H

Media gjermane e udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë.

Sipas kësaj media, Shqipëria është vendi ideal për një përvojë turistike mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve dhe plazheve.

Kryeministri i Shiqpërisë, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë artikull dhe tregon se vitin e kaluar, Shqipërinë e kanë vizituar 300 mijë gjermanë.

“Media gjermane e udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter” e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve, kanioneve e plazheve, një ftesë e parfumosur me të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë për vizitorët gjermanë të cilët për vitin që shkoi na vizituan mbi 300 mijë”, shkruan Rama në Facebook./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme