Turizmi shqiptar vijon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja. “InfoMagazinë” në një shkrim për Shqipërinë ka vënë theksin në bukuritë e plazheve, natyrën e mrekullueshme dhe jetën e natës.
Shkrimin në fjalë e ka postuar edhe Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa shkruan “
“mirëmëngjes dhe me këtë artikull botuar në mediat franceze për Shqipërinë dhe paketat e larmishme turistike që nuk duhen humbur gjatë vitit 2018, ju uroj një të dielë të qetë ”.
Por pas postimit, ndjeksit e Ramës në rrjetet sociale, evidentojnë problemet e shumta me të cilat përballen zonat turistike, nga plehrat te mungesa e investimeve, ujit, rrugëve etj.
Shkrimi i revistës
Shqipëria ka thithur një numër rekord turistësh në 10 mujorin e parë të vitit 2017.
Vlera turistike të vendit tonë janë promovuar nga revista franceze, “InfoMagazinë”, e cila vë theksin tek plazhet e bukura, jeta e natës, natyra e mrekullueshme..etj.
Po ashtu revista në fjalë ka theksuar se tashmë në vendin tonë ekziston dhe turizmi dentar.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ardit Çollaku, ka shpërndarë në facebook artikullin në fjalë, ku nënvizohet dhe produkti më i ri i turizmit, ai dentari; Sorridere e Viagiare.
“Në një artikull të saj, revista Franceze “InfoMagazinë”, ngre lart vlerat e Turizmit shqiptar për sitet historike, plazhet e bukura, natyrën e mrekullueshme dhe jetën e natës ne kryeqytet, duke përmendur gjithashtu arritjet dhe numrin rekord të turistëve në vend për 10 mujorin e parë të vitit 2017. Një vlerësim të veçantë ka marrë një tjetër produkt i ri turistik që ofron Shqipëria, siç është ai i Turizmit dentar ku një shembull konkret dhe shumë pozitiv është ofruar nëpërmjet Agjencisë shqiptare që mbulon këtë sektor ”Viaggiare e Sorridere”.
Çollaku deklaron se duke filluar nga ky vit i ri 2018, ky produkt i ri turistik do të jetë gjithashtu pjesë e paketës promocionale të Agjencisë Kombëtare të Turizmit në bashkëpunim me shoqatën e Dentistëve shqiptare dhe shoqatat e Operatore të fushës së Turizmit.
© SYRI.net
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...