Ashtu siç është bërë e ditur para disa ditësh, 500 nga banorët e strehuar në Shengjin janë larguar pasi kanë marrë bonuset e qirase.
Në ambientet e resorteve në Shëngjin kanë mbetur edhe shumë familje të tjera, kryesisht invalide dhe të komunitetit egjiptian e rom.
Sot është afati i fundit i qëndrimit të të dëmtuarve nga termeti në Shëngjin.
Banorët janë të indinjuar pasi këta që kanë mbetur nuk kanë marrë bunusin e qerasë. Nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga përfaqësuesit e Bashkisë Kaç.
“Jemi pa punë pa gjë fare. Bonusi nuk bëhet fjalë me na e dhonë. Jam me 5 kalamaj. Shtëpia nuk është në emrin tim, unë e kam blerë thotë burri huj nuk të takon.”– shprehet një nga banorët.
“Pallati është shpallur i pabanueshëm, sot më kanë thënë me dalë nuk di ku të shkoj se jam me fëmijë. Jam që në 72-shin invalide. Bashkisë nuk i ka rënë ndërmend për asgjë. Kam pas banesën time, por është prishur nga tërmeti. Nuk bie ndërmend kujt për ne. Më tepër vlerësohet një qen se ne.”- shkruan dikush.
“Gruan e kam të paralizuar. Nuk më kanë dhënë asgjë. Ajo nuk luan as këmbë as duar. Me kanë thënë do të gjejmë vend, se ku do të shkoj se di.
Na thonë shkoni andej nga keni ardhur. Nuk kam ku të shkoj pa bonusi. Kam fëmijën invalid. Përveçse këtu do të shkojmë para kryeministrisë. Në Laç jam pa letra nuk di ku të shkoj, as bonus nuk na kanë nxjerrë.”- shprehen banorët për Fax News.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...