Më shumë se gjysma e shqiptarëve në Shqipëri (50,7%) nuk shkojnë asnjëherë në institucione të besimeve fetare si xhamia, kisha apo teqeja. Pjesa më e madhe e atyre që i vizitojnë këto institucione fetare (27%), shkojnë vetëm në ditët e festave të besimit fetar të cilit i përkasin.
Pjesa tjetër e qytetarëve i vizitojnë xhamitë, kishat dhe teqetë një herë në muaj (5,9%), një herë në javë (7,9%), ose më shumë se një herë në javë (5,4%).
Bazuar në censusin e vitit 2011 kryer nga Insituti i Statistikave, thuajse 80% e shqiptarëve deklarojnë se i përkasin një besimi fetar.
Pjesa dërrmuese e shqiptarëve (57,8%) mendojnë se janë po aq besimtarë sa edhe prindrit e tyre. Një në pesë qytetarë shqiptarë (21,8%) mendojnë se besojnë më pak se prindrit në fe. Më pak janë ata (19%) që besojnë më shumë se prindrit.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (73,9%) besojnë sot po aq sa 10 vjet më parë. Thuajse një në pesë shqiptarë (18,7%) deklarojnë se besojnë më shumë sot, sesa 10 vjet më pare dhe shumë pak janë ata (6,3%) që besimin e kanë humbur gjatë dekadës së fundit.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në datat 25 prill – 7 maj./Euronews Albania/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...