Më shumë se 36 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri në 24 orët e fundit

08:55 | 26 Gusht 2023
K.B

Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetarë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt bregdetit, duke sjellë ngarkesë të trafikut në “Rrugën e Kombit”.

Kolona e automjeteve mësohet se i ka kaluar 6 kilometra këtë mëngjes në dy korsi.

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë, flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete.

Siç dihet përgjatë sezonit, policia kufitare operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, siç është marrëveshja e përbashkët mes qeverive./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme