Nesër është Dita Botërore kundër HIV-AIDS. Mjeku infeksionist Arjan Harxhi tha për Euronews Albania, se pandemia e COVID-19 nuk ka ndikuar në shtimin e numrit të të prekurve nga HIV-AIDS, duke ruajtur shifra të përafërta me rreth 100 të infektuar në vit.
Mjeku Harxhi u shpreh se Shqipëria vijon të mbetet vend me prevalencë të ulët të infeksionit nga HIV-AIDS, por ajo që vihet re është rritja e numrit të të rinjve, kryesisht meshkuj, edhe nën 20 vjeç të prekur nga ky infeksion.
Ai shpjegoi se në Shqipëri HIV-AIDS vijon të mbetet një infeksion seksualisht i transmetueshëm, kryesisht nga marrëdhëniet homoseksuale mes meshkujve.
“Janë rreth 1500 raste të raportuara në vendin tonë që nga viti 1993. Vetëm këtë vit janë 91 raste nga janari në nëntor, nga 81 raste që ishin vjet. Vazhdon të mbizotërojnë meshkujt. Në Shqipëri HIV-AIDS mbetet infeksion seksualisht i transmetueshëm, 12 për qind e të infektuarve raportohet se vijnë nga raportet homoseksuale mes meshkujve, por bindja ime është se këto raste janë edhe më të shumta. Duhet bërë më shumë për parandalimin e infeksionit tek ky grup popullate, pasi po vihet re se meshkuj shumë të rinj në moshë, as 20 vjeç janë të infektuar me këtë infeksion”, tha mjeku.
Z. Harxhi nënvijëzoi faktin se problematike në Shqipëri mbetet situata lidhur me numrin e ulët të testimeve, ndërsa bëri thirrje për rritje të aksesit me testin si elementi kyç për diagnozën e hershme dhe ndërhyrjen ndaj këtij infeksioni.
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...