Vetëm natën e të premtes policia e Tiranës ka pezulluar plot 28 patenta në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare gjysma e tyre janë për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, shpejtësi që në radar është regjistruar plot 173 km/h.
“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Katër persona janë arrestuar për shkak se drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur, mes tyre dhe një shofere 37-vjeçare.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë./Top Channel
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...