Monitorimi nga makina inteligjente ka evidentuar 334 drejtues mjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit gjatë ditës së djeshme. Mjetet janë evidentuar deri në orën 22:30 në rrugët e brendshme të kryeqytetit, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën.
Sipas policisë 54 drejtues mjetesh me leje drejtimi të pezulluara, nga të cilët: 39 drejtues mjetesh janë evidentuar me shpejtësi deri në trefish mbi normën e lejuar në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe 15 të tjerë me shpejtësi mbi 30 km/h deri në 60 km/h më shumë se tabela e lejuar, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane.
Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 86 drejtues mjetesh, krahas shpejtësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 44 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi.
Ndërkohë, të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin po monitorohen me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike. /tch/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë