Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, Meta ka një urim të veçantë për stafin e parë të Radio Tiranës

10:29 | 13 Shkurt 2019
A. B.

Sot kremtohet dita Ndërkombëtare e Radios.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta zgjodhi të bëjë një urim me stafin e parë të Radio Tiranës.

Ai shkruan se korifenjtë e paharruar të radios shqiptare lanë një trashëgimi të vyer.

“Me këtë foto të stafit të parë të Radio Tirana, u uroj sot “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios” të gjithë drejtuesve, gazetarëve, folësve dhe komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të radiove shqiptare.

Mirënjohje për punën e palodhur, sakrificat dhe përkushtimin profesional e mbi të gjitha njerëzor për të përcjellë tek miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.

Nderim dhe respekt përjetë korifenjve të paharruar të radios shqiptare, të cilët lanë pas një trashëgimi të vyer!”, shprehet Meta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme