Bandat shqiptare që operojnë në mënyra të sofistikuara janë të lidhura ngushtë me numrin gjithmonë e në rritje të viktimave të trafikut e prostitucionit në Britani.
Kështu e nis shkrimin e saj televizioni britanik Sky News, i cili ka realizuar një dokumentuar në Shqipëri, ku ka takuar dhe disa nga vajzat e përdorura për prostitucion në rrugët e Anglisë.
Skynews shkruan se sipas statistikave të Agjencisë Kombëtare të Krimit, ka një rritje prej 35% të numrit të viktimave të trafikut, ku shimca e tyre vijnë nga Shqipëria. Gazetarët e televizionit britanik kanë shkuar në Vlorë për të takuar në një azil strehimi rreth 15 viktima të prostitucionit nga bandat.
Ajo qa raporton televizioni janë fakte tmerruese. Fillimisht në artikull flitet për rastin e “Besjanës” e cila jep disa detaje tronditëse. Ajo shprehet për Skynews se mbeti shtatzënë kur ishte rreth 20 vjeç dhe me të marrë vesh lajmin, familja e saj e ka keqtrajtuar. Vëllai dhe nëna e kishin rrahur.
“Më qëllonin në bark që të humbja fëmijën”- tregon Besiana.
Më tutje e reja ishte larguar nga shtëpia dhe kishte rëndë në duart e një prej anëtarëve të bandës që trafikonte vajza. “Besjana” ishte detyruar të punonte si prostitutë për një vit e gjysëm në rrugët e Britanisë, madje duke mos i dhënë asnjë qindarkë.
Skynews raporton gjithashtu dhe disa shifra me të vërtetë alarmante. Plot 777 vajza shqiptare janë trafikuar në Britani gjatë vitit të kaluar, ndërsa në total për dy vite (2016-2017) numri i personave të trafikuar kap shifrën e 5145 personave, ku shumica janë shqiptarë.
Në artikullin e televizionit britanik jepet dhe rasti i “Luljetës” e cila është përdorur si një kafshë dhe është rrahur vazhdimisht nga tutori i saj shqiptar.
“Luljeta” thotë: Isha prona e tij. Pas dy muajsh isha me plot të nxira. Ai priti që të më iknin shenjat. Më pas nisi të dërgonte tek unë burra të tjerë. Miqtë e tij. Nuk e di kush ishin. Unë isha e burgosur në atë shtëpi dhe për shumicën e kohën… ata ishin thjesht kafshë që donin të kënaqnin dëshirat e tyre dhe kaq. Jam e frikësuar. Nuk dua që vajza të tjera të përjetojnë atë që provova unë.
Njëri prej drejtuesve të agjencisë “NCA” në Britani shprehet se bandat shqiptare që merren me trafikun e qënieve njerëzore janë “poli- kriminale”, duke shtuar se këto banda janë pjesë gjithashtu e trafikut të drogës, vrasjeve apo edhe transportit të armëve luftarake.
“Bandat e organizuar kriminale shqiptare operojnë në një nivel të lartë dhe të sofistikuar në Britani, ashtu si edhe në vende të tjera të BE-së. Ato janë “poli- kriminale” gjithashtu, pra që veprojnë në fusha të ndryshme të trafikut, drogës, vrasjeve.”- u shpreh Tom Dowdall.
Pjesë e artikullit është bërë dhe zv.Ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila sipas Skynews ka pranuar se ka një nivel të lartë korrupsioni por insiston se tani qeveria po bën vetting në polici dhe në drejtësi.
“Ne jemi gjatë procesit të vettingut në polici, gjykatë e prokurori. Viktimat e trafikut mund të na besojnë, mund të besojnë institucionet shqiptare. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar ato dhe dera ime është e hapur për cilindo.”-shprehet Voda për Skynews.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...