Banorët e pallatit 16 tek ish-Fusha e Aviacionit, të cilët i kanë blerë apartamentet e tyre në vitin 2006 kanë 12 vite që presin të kenë certifikatat e pronësisë në dorën e tyre.
Pallati është ndërtuar nga firma Y.Y.A.C.D me pronar Ilir Kokeli. Deri më tani këta banorë kanë në dorë si dokument pronësie vetëm kontratën e shit-blerjes. Por pasi kanë konsumuar prej shumë kohësh me pronarët e pallatit problemin se kur do të kenë një dokument pronësie, këtyre banorëve tashme ju ka humbur shpresa dhe si zgjidhje të vetme kanë parë emisionin Fiks Fare për ta bërë publik shqetësimin e tyre.
“Ne jemi si në ajër, pasi na duket vetja si të jashtëligjshëm. Nëse duam ta shesim apartamentin nuk e shesim dot, nëse duam të marrim kredi nuk marrim dot, por përtej këtyre nuk është ky problemi, thjesht ne duam të kemi një dokument final, tapinë e shtëpisë”, shprehen banorët.
Disa prej banorëve pranojnë se janë edhe ata fajtorë, sepse kanë qenë shpërfillës kur kanë derdhur paratë në bankë, kur blenë shtëpitë dhe nuk kërkuan atëherë që t’u dorëzohej edhe certifikata e pronësisë që ju takonte. Ata përveç këtij fakti ngrenë edhe pikëpyetje se si është kolauduar ky pallat, kur ashensori i tij është shumë i vogël. Ndonëse lexon që mund të mbaj një kapacitet prej 4 personash, në të vërtet në të nuk mund të hyjnë më shumë se dy. Nëse hyjnë 3 veta ashensori bllokohet.
Me shqetësimin e këtyre banorëve, Fiks Fare iu drejtua ndërtuesit të firmës Y.Y.A.C.D, zotit Ilir Kokeri secila ka qenë dhe është pengesa që këta banorë nuk pajisen më certifikatën e pronësisë.
“Unë e pranoj se banorët kanë të drejtë të jenë të shqetësuar. Kjo vonesë ka ardhur si rezultat ndërrimeve të shumta të punonjësve në ZRPP. Janë ndërruar regjistrues, hartografë, përgjegjës zone dhe kjo ka sjellë këtë anomali”, pohon Kokeri.
Ai shprehet para gazetarëve të Fiksit se firma i ka kaluar dokumentet pranë Bashkisë së Tiranës dhe ZRPP-së. Ai beson se aktualisht këto dokumente janë në hipotekë . I pyetur se kur këta banorë do të kenë më në fund një certifikatë pronësie: “është çështje kohe. Mendoj për shumë pak ditë. Në fund të janarit në 2018 banorët do i kenë në dorë certifikatat e pronësisë ”, tha Kokeri.
Në Hipotekën e Tiranës ka një tjerë përgjigje, për këtë institucion fajtore është firma e ndërtimit, e cila nuk e ka plotësuar të plotë dokumentacionin. Artur Çobani, regjistruesi i ZRPP Tiranë shprehet për Fiks Fare se firma ka aplikuar në qershor të 2017 dhe nuk e ka pasur të plotësuar dokumentacionin.
“Pas plotësimit të dokumentacionit të kërkuar nga ZRPP, dosja e plotë nga ana e firmës ndërtuese është dorëzuar në dhjetor 2017”, tha regjistruesi Çobani.
Edhe pse palët kërkojnë t’ia hedhin fajin njëra –tjetrës, muaji janar iku dhe banorët ende nuk kanë asnjë letër që të dokumentojë pasurinë e tyre të paluajtshme në dorë./tch/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç