Është arrestuar sërish Ardian Isufi, i riu nga Pogradeci që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës, falë Amnistisë Penale.
Isufi po lëvizte drejt kryeqytetit me një automjet të linjës Korçë-Tiranë, në momentin që është kapur nga Policia.
I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje, ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës teksa ishte liruar, ai ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.
Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë njësie shërbimi.
Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku Policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër, ku pas denoncimit të pronarit të mjetit, të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.
Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas. Më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policinë që tashmë është në kërkim të tij.
Njoftimi i Policisë:
Korçë-Falë bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga 36-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme vodhi në Korçë një automjet.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 18, Korçë, ku u vodh një automjet, falë shkëmbimit të informacioneve mes DVP Korçë e strukturave të DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, në qytetin e Tiranës.
Si rezultat u ndalua shtetasi në kërkim A. I., 36 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës (automjeteve).
Ky shtetas mbrëmjen e datës 24.04.2024, dyshohet se ka vjedhur në Korçë, automjetin tip “Ford”, në pronësi të një 30-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...