Më pak se 20% e bizneseve kredimarrëse në sektorin bankar kanë kërkuar ristrukturimin e kreidve bankare pas shpërthimit të pandemisë.
Banka e Shqipërisë ka kryer një anketë me nëntë banka tregtare, si pjesë e vjrotimit periodik të aktivitetit kreditues.
Synimi i saj ishte mbledhja e opinionit të sektorit bankar mbi ndikimin e pandemisë në financat e bizneseve kredimarrëse në banka, si edhe mbi efektivitetin e pritur të instrumenteve të ndryshme për nxitjen e kreditimit.
Tetë prej nëntë bankave që morën pjesë në pyetësor, të cilat zotërojnë rreth 72% të totalit të kredisë akorduar bizneseve, raportuan se pjesa e klientëve të tyre të cilit kishin nevojë për ristrukturim, apo kishin ristrukturuar kreditë aktuale, luhatet në intervalin 0 deri në 20%. Vetëm një bankë u shpreh se klientët e saj që kishin nevojë për të ristrukturuar kreditë aktuale luhateshin në intervalin 21%-40%.
Megjithatë, përtej kërkesave të bizneseve për ristrukturim, bankat vlerësojnë se impakti i krizës në të ardhurat e sipërmarrjes ka qenë i konsiderueshëm.
Sipas opinionit të shumicës bankave të pyetura, pandemia ka pasur një ndikim negativ në të ardhurat e rreth 40% deri në 60% të bizneseve kredimarrëse.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë kredia për biznese është rritur me 6.9% krahasuar me një vit më parë, normë kjo 0.4 pikë përqindje më e ulët se një tremujor më parë. Ky ngadalësim pasqyroi frenimin e kredisë për likuiditet dhe ilustron përmirësimin e të ardhurave dhe flukseve financiare të bizneseve në këtë periudhë.
Ndërkohë, kredia për investime ka shfaqur performancën më të mirë, me një rritje prej 8.8%. Kushtet e favorshme monetare dhe avantazhet e ofruara nga skemat e prezantuara nga qeveria kanë ndihmuar si kredinë për biznese ashtu edhe individët.
Sipas opinionit të bankave, faktori më i rëndësishëm që pritet të përcaktojë ecurinë e kredisë në të ardhmen është performanca e treguesve makroekonomikë, e lidhur kryesisht me ecurinë e sektorëve specifikë të ekonomisë.
Rëndësia e këtij faktori vlerësohet në nivelin 4.4 nga një maksimum prej 5. Po ashtu, politikat mbështetëse ekonomike janë vlerësuar si faktor i rëndësishëm për zhvillimet në tregun e kredisë. Bankat gjykuan se faktori më pak i rëndësishëm ndër ta, ishte ai i lidhur me ecurinë e kredive me probleme apo shëndetin e bilancit të vetë bankave. Mesatarisht, ky faktor u vlerësua i një rëndësie prej 2.9, duke sugjeruar se bankat nuk e shohin bilancin e tyre si faktor pengues në kreditim./Monitor
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...