Teksa ndodhemi në kulmin e sezonit turistik, ministja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka folur për kritikat se këtë vit ka më pak pushues kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve.
Në një intervistë në news 24, ajo theksoi se shpërndarjet në rrjetet sociale nuk janë baza për të bërë një perceptim, duke i quajtur edhe muhabete Facebook-u.
“Komente që bëhen në rrjet pa asnjë sondazh shifër, metodologji apo sistem. Facebook sokaku i madh i muhabeteve dhe unë nuk kam asnjë problem me këtë, unë i quaj muhabete. Unë flas për të dhënë që vijnë nga hotelieret”, tha Kumbaro.
E pyetur nëse ka abuzimet me çmimet, ministrja u përgjigj: Edhe kjo është pjesë e fenomeni të tregut të lirë, shteti nuk kontrollon çmimet por abuzimet. Kam qenë vetë në terren për të parë dhe verifikuar abuzimet. Ato që janë me emër dhe mbiemer ndiqen nga kontrolli i hetimit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...