Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, pritet të largohet nga Shqipëria në fillim të muajit të ardhshëm!
Me një mandat me shumë kritika nga radhët e opozitës, Bernd Borchardt mbaron mandatin pas katër vitesh, ndërsa më herët ka qenë ambasador i Gjermanisë në vendin tonë.
Mesazhi i plotë:
Të dashur miq dhe kolegë,
Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.
Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant.
Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal.
OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena McCoy ([email protected]), për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac ([email protected]). Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga ([email protected]).
Mund të më kontaktoni tek [email protected], ose me postë nën Bernd Borchardt Uhlgasse 2 53157 Bon / Gjermani
(Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t’i kontrolloj postat e mia rregullisht J)
Ju uroj gjithçka më të mirë, qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm!
Bernd Borchardt
Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...