Kampionia e Europës në garën 3 mijë metra me pengesa në Kampionatin Europian, Luiza Gega është pritur me ceremoni të veçantë në Kryeministri.
E shoqëruar nga trajneri i saj dhe ministrja e Sportit Evis Kushi, Luiza Gegës dhe trajnerit të saj i ishte vënë në dispozicion një makinë retro kabriolet me të cilën parakaloi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nën duartrokitjet dhe brohorimat e qytetarëve, të cilët ishin mbledhur për respekt të saj.
Makina që shoqëronte Luizën u ndal përpara Kryeministrisë, ku zhvillohet një ceremoni e veçantë.
Luiza Gega, kampionia e Europës në garën e 3 mijë metrave me pengesa, u prit me nderime dhe ceremoni të veçantë në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Kryeministri e cilësoi të gjithë mundin e Luiza Gegës deri në fitoren e saj me 4 fjalët e Ëinston Churchil, ish-Kryeministër i Britanisë së Madhe.
E këto fjalë janë gjak, sfilitje, lot dhe djersë.
“Shteti ka kohë që e ka pranuar që e ka humbur rivalitetin me sportin. Kujtoni një fjalë të famshme të një shtetari shumë të shquar, Ëinston Churchil, kur i thoshin cili është sporti yt i preferuar, ai thoshte sport jo, kurrë. Sepse ishte një atlet i uiskit dhe puros por ndihej shumë i sfiduar nga sporti. Kështu e parapëlqente ta asgjësonte me shpoti. Ka diçka që bashkon emrin e tij me triumfin e Luizës. Janë 4 fjalë të cilat ai i përdori duke i bërë homazhin më të madh vetë sportit kur i ngriti në këmbë gjithë britanikët në luftë me një recetë mahnitëse që i ka mbetur historisë të fitores mbi nazizmin dhe u tha nuk kam asgjë për t’ju ofruar veç sfilitje, gjak, lot dhe djersë.
Nëse e shohim të gjithë rrugëtimin dhe vrapimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë për ato më pak se 10 minuta, ato janë hapa të pafundëm sfilitje, gjaku, lotësh dhe djerse. Me këto 4 fjalë të kthyera në një mënyrë të jetuari Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Sipërmarrja e saj është marramendëse. Kur flasim dhe mendojmë që çfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, imazhin e një Shqipërie që ia del me kokën lart mes gjithë të tjerëve. E pamundur të mos e imagjinojmë se çfarë do të thotë kjo dhe të mos e shohim diferencën abisale mes këtyre 4 fjalëve kaq të thjeshta dhe kaq të rënda dhe 400 milionë fjalëve të tjera të kota që konsumohen përditë dhe nuk prodhojnë asgjë”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama./tvklan.al
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...