Google ADS

Me kë do të bashkëpunojë Topalli pas 25 prillit?

08:13 | 24 Nëntor 2020
Arbresh.info

Jozefina Topalli u shpreh e sigurt se nuk do të bashkëpunojë me asnjë nga forcat politike që është e lidhur me korrupsionin.

“Ka shumë mundësi që të bëhem një Kingmaker, por asnjëri prej mandateve nuk do të shkojë për kryetarët e korruptuar. Kjo është e sigurt”, theksoi ajo në “Quo Vadis”.

Topalli tha se ka shumë shqiptarë që nuk besojnë më në asnjë parti politike, pasi janë të zhgënjyer nga qeveria, si dhe s’kanë mbështetjen e opozitës./vizionplus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme