Google ADS

“Me kancer prej 5 vitesh”, Kryemadhi flet për sëmundjen

19:40 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Në studion e emisionit “Kjo Javë” kryeatarja e LSI Monika Kryemadhi foli për herë të parë për operacionin e vështirë të kryer jashtë vendit.

Kryemadhi zbuloi se vuante nga kanceri në qafën e mitrës, ndërhyrje të cilën mjekët ia kërkuan të kryhej menjëherë.

“Kisha 5 vitë që e mbaja nën vëzhgim. Kalova një process shumë të vështirë por gjithçka shkoi mirë falë që ishin të jashtëzakonshëm. Më kërkuan të bëja një ndërhyrja emergjente pasi ishte e pamunduar të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime.

E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro,”– tha Kryemadhi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme