Google ADS

Me kallashnikov në vendin e punës, arrestohet një 24-vjeçar në Vlorë

17:51 | 2 Janar 2023
Emir Abduramani

Një 24-vjeçar në Vlorë është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi V. A., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Vlorë, për veprime të mëtejshme./TvKlan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme