Google ADS

Më i vogli 5 muajsh, 8 fëmijë me koronavirus të shtruar tek Pediatria

15:30 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Koronavirusi nuk po kursen as fëmijët.

Abcnews.al raporton se aktualisht tek Pediatria janë të shtruar 8 fëmijë me simptoma të koronavirusit.

Mësohet se më i vogli prej tyre është 5 muajsh, ndërsa mosha e të tjerëve varion deri në 10 vite.

Gjendja e fëmijëve është stabël dhe si simptomë kryesore kanë temperaturën.

Deri më tani në Shqipëria ka ndërruar jetën vetëm një fëmijë nga koronavirusi dhe ai ishte me sindromën Kawasaki.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme