Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali këtë të enjte, ku një 49-vjeçar shqiptar me profesion avokat është gjetur i vdekur.
Mediat italiane raportojnë se ai është gjetur i vdekur në mes të rrugës në vendin e quajtur Vicolo delle Rose në Trieste të Italisë.
Avokati e kishte fytin të prerë, ndërsa në dorë autoritetet i kanë gjetur një thikë.
Shqiptari ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ndërsa mësohet se vuante nga depresioni.
Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një makinë. Ende nuk janë zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë, nëse është vetëvrasje apo nëse dikush tjetër e ka vrarë.
Do te jenë kamerat e sigurisë ato që do të hedhin dritë mbi ngjarjen.
Aineo Redo ishte një avokat i specializuar në ligjin e imigracionit. Ai mbërriti në Itali në vitin 1996 dhe u diplomua në Universitetin e Parmës, njofton TCH.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga