Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet e tij me kancelaren në largim të Gjermanisë, Angela Merkel.
Ai ka treguar takimin e parë me të, që siç thotë i është dukur sikur po shkonte në provim me një zyshë që nuk të fal.
Sipas tij, ajo që ka pësuar prej saj është aftësia e saj për të mos e thënë fjalën e fundit të parën.
“Ajo është një tjetër natyrë lidershipi nga natyra ime edhe shumë të tjerëve me thënë të drejtën. Është një natyrë shumë e veçantë në llojin e vet, por gjëja që mua më ka bërë më shumë përshtypje dhe që mbase diçka kam mësuar prej saj është aftësia e saj për të mos e thënë fjalën e fundit të parën, gjë që unë e kam pas paaftësi të madhe që shpresoj ta kem rregulluar deri diku, por jo plotësisht. Dhe njëkohësisht sensi i saj i tjetrit. Kur unë kam bërë takimin e parë me të ka qenë takimi përpara të cilit kam pasur shqetësim, shumë shqetësim. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë me thënë të drejtën. Them shqetësim sepse nga televizori më dukej njeri shumë i largët, shumë i ftohtë, sikur po shkojë në provim me një zyshë nga ato që nuk të falin presjen dhe dallimi mes personit që shikojmë të televizor dhe personit që është përballë është i jashtëzakonshëm, absolutisht i jashtëzakonshëm.”- tha Rama.
Kreu i qeverise foli edhe për kohen e lirë.
“Kur ka pak kohë unë përpiqem që ajo kohë t’i kushtohet Zahos, t’i kushtohet Lindës. t’i kushtohet dy më të mëdhenjve që janë tani më shumë të mëdhenj për të qenë shumë të pranishëm dhe ky është një borxh që njerëzit që e shohin nga jashtë nuk e kuptojnë. Njerëzit që e shohin nga jashtë mendojnë që të jesh kryeministri i Shqipërisë është një qejf i madh, ka ca që thonë o ç’po bën qejf ky po shkon jashtë shtetit që unë kur vjen dita për të marrë rrugën për në aeroport për të dalë më duket sikur po shkoj si dikur në Mamurras. Është realisht një pjesë e punës që do ta kisha evituar me kënaqësinë më të madhe, por është punë nuk është qejf. Dhe borxhi ndaj njerëzve me të cilët ti je lidhur për jetën tënde është një borxh që rëndon shumë, edhe kur e mendon, edhe kur e sheh fëmijën që rritet e rritet dhe ndërkohë sa pak kohë ke harxhuar me të. Shpresoj shumë që të paktën t’ia vlejë për sa unë kam bërë dhe do të përpiqem të bëj”./Panorama/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...