Me drita, por pa njerëz, Krishtlindje të heshtura në rrugët e Shqipërisë

00:27 | 25 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Krishtlindjen pothuajse kanë trokitur, por bashkë me to janë aktivizuar edhe masat e reja anticovid, të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Videot e qyteteve të zbukuruara, por të zbrazura nga njerëzit, me prani vetëm të efektivëve të policisë, tregojnë atmosferën e kësaj feste e cila mund të festohet vetëm në rrethin e ngushtë familjar.

Nga mbrëmja e kësaj të enjteje, deri më 5 janar, do të qëndrojnë në fuqi masat e izolimit prej orës 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit./A2/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme