Një 17-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Kurbin, në akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Policia njofton se gjatë kontrollit në dhomën e gjumit të shtetasit me iniciale P.N. ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Top Channel
“Hyrrem” transformohet nga Sellma, shikoni paraqitjen mahnit...
Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon ...
Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për b...
Asani fantastik, dy gola për tre minuta
Gerti mohon spekulimet: Ish e dashura ime dëshiron të përfit...
Meksika do të ndëshkojë drejtorët e shkollave nëse nuk heqin...