Tre të rinj shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi ishin kapur rreth një vit më parë me kokainë të pastër, të cilët synonin ta hidhnin në treg, vlera e së cilës shkonte deri në 506 mijë paund.
Sipas mediave britanike Endri Cena, 26-vjeç dhe Denis Markeci, 29-vjeç, kishin pranuar posedimin e lëndës narkotike të klasit A, ndërsa lëviznin në vend me dokumente identiteti të rremë. Ata u dënuan përkatësisht me 7 vjet dhe 5 vjet e tetë muaj burg.
Ndërkohë, Dorian Zili, 25-vjeç, u akuzua vetëm për posedim të dokumenteve të rreme dhe për këtë u dënua me 6 muaj burg.
Ata u arrestuan në dhjetor të viti të kaluar, ndërsa u kapën me 4 pako kokainë brenda një furgoni, të fshehur në një depo ilaçesh.
Denis Markeci, përpara arrestimit, për të shpëtuar përplasi makinën e tij më atë të policisë madje kundërshtoi me forcë ata.
Endri Cena, ka tentuar edhe ai ti shpëtojë arrestimit nga një shtëpi në Britton Gardens duke u hedhur nga dritarja.
Pa përfundimit të dënimit, të rinjtë pritet të dëbohen nga Britania e Madhe.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...