Më 5 mars seanca, opozita thërret mbështetësit

21:01 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

Teksa deputetët janë njoftuar se ditën e martë më 5 mars do të zhvillohet seanca e radhës plenare, po ashtu ka vepruar edhe opozita, e cila njofton mbështetësit e saj për protestë.

Por detaji ende i pavendosur është ora se se kur dy “eventet” do të zhvillohen.

“Kuvendi ka caktuar paraprakisht që seanca plenare e radhës të jetë më 5 Mars 2019 (e martë), por pa specifikuar orën. Për këtë arsye, masat për protestën e radhës të jenë për datën 5 Mars. Porositë janë të njëjta si për protestën që kishim planifikuar për në datën 28 dhe që e anuluam. Për orën e protestës jemi në varësi të orës së seancës”, thuhet në njoftimin e opozitës.

Ndërkohë nga Kuvendi mësohet se edhe më datë 13 mars do të zhvillohet një tjetër seancë plenare. /tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme