Me 15 mijë paund në çantë të padeklaruara në Rinas, procedohet 29-vjeçari

10:58 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar dhe goitur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme.

Një 29-vjeçar është proçeduar penalisht pasi iu gjetën 15 mijë paund në çantën e shpinës, të cilat nuk i kishte deklaruar.

”Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme