Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës në Itali. Hetuesit po punojnë për të zbuluar lidhjet e tij dhe origjinën e 15 kilogramëve kokainë të gjetur në shtëpinë ku ai jetonte.
Pas denoncimit se kishte rënë zjarr, policia ka hyrë në shtëpi, që ndodhet në Finale Emilia, në provincën e Modenës, ku gjatë kontrolleve kanë gjetur drogën.
Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar pajisje për përgatitjen e drogës dhe hedhjen më pas në treg, amoniak, qese plastike, peshore si dhe një fletore me emrat e klientëve dhe disa celularë./tch/
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut