Më 12 dhjetor zgjidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor

11:04 | 30 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Gjykatës së Lartë thërret mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve më 12 dhjetor ora 10:00

Mbledhja e Përgjithshme duhet të zgjedhë 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Mbledhja do të mbahet në hotel Tirana më 12 dhjetor ora 10:00

“Pasi u njoha me listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 27 nëntor 2018, sot më datë 30 nëntor vendosa të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve që duhet të zgjedhë 6 anëtarët e KLGj-së” shkruhet në letrën e Zaganjorit.

Emrat që do votohen për KLGJ janë:

1- Medi Bici,
2- Ilir Toska,
3- Nertina Kosova,
4- Dritan Hallunaj,
5- Marcela Shehu
6- Manjola Xhaxho
7- Alma Brati
8- Astrit Faqolli
9- Brunilda Kasmi
10-Brunilda Kadi

Pjesmarrja në këtë mbledhje është detyrim ligjor.

/oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme