Një turist i moshuar humbi jetën sot në mesditë, në plazhin e Durrësit.
70-vjeçari nga Bosnje-Hercegovina, u ndie keq pasi u fut të lahej në det.
Pushesit e tjerë e ndihmuan dhe e nisën drejt spitalit të Durrësit, ku më pas ka ndërruar jetë, për shkak të infarktit. Që prej fillimit të verës, disa të moshuar kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme në plazhet e vendit tonë.
Sipas mjekëve, temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar në infarkte.
Shtrëngim ne gjoks, rendim të krahëve, këmbëve e shpatullave, djersë, janë disa nga shenjat që duhen vlerësuar menjëherë. Mjekët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar për problem zemre të kryejnë një kontroll, para se të nisen me pushime.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...