Policia greke gjobiti një grup prej 19 shtetasish shqiptarë që tentuan të arrijnë në Kakavijë.
Lajmi bëhet publik prej policisë së Patras, e cila njoftoi se grupi i shtetasve shqiptarë ndodhej në një autobus të linjave interubane që lidh Athinën me Janinën. Në zonën e Patras, 200 km në veri-perëndim të Athinës, autobusi u ndalua në një postbllok të policisë helene, e cila verifikoi se të 19 shqiptarët nuk kishin lejen e posaçme të autoriteteve për të lëvizur drejt Kakavijës.
Të 19 u gjobitën secili me 150 euro dhe autobusi u dërgua në Patër, pasi autoritet greke të Patrës, në një komunikim me policinë e Janinëskonfirmuan se nuk është e mundur që stetasit shqiptarë të largohen nga vendi për shkak të mbylljes së kufjve. Madje, një ditë më parë, polica e Janinës shoqëroi në drejtorinë e policisë së këtij qyteti, një grup prej 54 personash, që donin të shkonin në Kakavijë.
Pasi i kontrolluan, 49 prej tyre rezultoi se kishin lejeqëndrimi në Greqi, por i gjobiti një pjesë të tyre të cilët nuk kishin lejen për të lëvizur, në vazhdim i liroi, ndërsa 5 të tjerë, të cilët nuk kishin leje qëndrimi i procedoi penalisht. Burime lokale i thanë Top Channel-it se në Janinë ndodhen qindra shqiptarë të izoluar, të cilet nuk mund të largohen në drejtim te kufirit, pasi pala jonë ka mbyll kufirin dhe nuk i lejon të hyjnë në territorin tonë, ndërsa autoritetet greke nuk mund të menaxhojnë dot në tokën neutrale, ndaj dhe u sugjerojnë të kthehen në zonen e tyre të banimit.
Askush nuk u shërben atyre, madje edhe taksistët nuk i marrin për t’i çuar drejt kufirit, ndërsa shumë jane bërë viktimë e taksive pirate, të cilat u marrin deri në 200 euro për person, për t’i çuar në Kakavijë ose Kapshticë./TCH
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi