Shkolla e mesme Qazim pali në Borsh është mbyllur pas një vendimi urgjent, pasi disa mësues dhe nxënës kanë rezultuar me koronavirus.
7 mësues dhe 6 nxënës janë infektuar me COVID-19, duke bere qe shkolla të qëndrojë e mbyllur për një periudhë periudhë kohore prej 10 ditësh, raporton BalkanWeb.
Fëmijët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën do të qëndrojnë këto ditë në shtëpi. Sipas burimeve nga drejtoria e shkollës mësohet se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinimit.
Mes tyre edhe 6 mësues që dolën pozitiv me koronavirus rezultojnë të jenë të vaksinuar me të dy dozat. Shkolla e Borshit ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish.
Mbyllja e shkollës “Qazim Pali” nga Covid, është rasti i parë pas fillimit të procesit mësimor që mbyllet një institucion arsimor. Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e enjte kanë rezultuar pozitiv 18 raste, 15 raste nga testimet e shpejta dhe 3 raste nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...