Pas dy orë e gjysmë në sheshin përballë pedonales, është mbyllur protesta e artistëve për kauzën e Teatrit, godina e të cilit u shemb dy ditë më parë.
Fjalimin përmbyllës të protestës së ka mbajtur regjisori Robert Budina i cili njoftoi protestën e radhës, të mërkurën në orën 17:30.
Ai tha se dita e nesërme do të jetë pushim për shkak se komuniteti mysliman feston Natën e Kadrit.
“Protestat do të vazhdojnë. Meqë nesër është një natë e madhe për myslimanët shihemi të mërkurën në orën 17:30”, tha Budina.
Gjatë protestës u shkaktuan dy momente tensioni ku disa persona hodhën kapsollë, duke dëmtuar edhe dy gra të pranishme në protestë. Ata më pas u larguan nga turma për t’i lënë vend fjalimeve të artistëve dhe aktivistëve që kanë mbështetur prej tre vitesh këtë kauzë.
Nuk pati fjalime politikanësh. Opozita jashtëparlamentare, mes tyre kryedemokrati Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe figura të tjera të partive të tyre, ndoqën fjalën e artistëve nga sheshi.
Vëllezërit Budina hodhën akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar SPAK të hetojë mbi procedurat që u ndoqën për të vendosur shembjen e Teatrit./abcnews.al
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...