Mbyllet protesta, Basha kërcënon: Nuk njohim as policinë!

20:19 | 26 Shkurt 2019
Arbresh Info

Për rreth tre orë opozita protestoi përpara Parlamentit, ndërsa deputetët e mazhorancës vazhdonin seancën plenare jashtë radhe.

Një grup manifestuesish tentuan të çajnë kordonin e policisë të vendosur në hyrjen kryesore të oborrit të parlamentit, por u sprapsën nga përdorimi i gazit lotsjellës.

Disa manifestues u përgjigjën më pas duke hedhur gurë ndaj policisë.

Ky është tubimi i tretë brenda 10 ditësh që zhvillon opozita, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme