Gjykata greke në Korfuz ka lënë në burg shqiptarin Aleko Petro, të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij Anxhelina Petro. Seanca gjyqësore zgjati rreth dy orë dhe i pranishëm ka qenë edhe një avokat i autorizuar nga mamaja e viktimës, ish-bashkëshortja e Aleko Petros.
Avokati mbrojtës i 52-vjeçarit ka kërkuar që klienti i tij të kryejë një ekspertizë të shëndetit mendor, duke argumentuar se Aleko Petro mund ta ketë kryer krimin nën kushte të rënduara psikologjike.
I pandehuri pranoi krimin para hetuesve. Me kërkesë të Prokurorisë, trupa gjyqësore e la Aleko Petron në burg deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik mbrëmjen e 2 Janarit.
Aleko Petro, pas një debati të ashpër me vajzën e tij Anxhelina Petro, e goditi më shumë se 7 herë në kokë me një shufër metalike, duke i shkaktuar vdekjen. Trupin e vajzës 29-vjeçare e varrosi në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur pasi 52-vjeçari nuk pranonte lidhjen e së bijës me një emigrant afgan, i cili është fëmijë i birësuar i një çifti grek. Anxhelina Petro bashkëjetonte me të dashurin e saj afgan prej rreth 13 muajsh.
Ekspertja mjeko-ligjore tha se Aleko Petro e kishte goditur pa mëshirën 29-vjeçaren dhe për të është e pakonceptueshme se si një prind mund të godasë për vdekje vajzën në këtë mënyrë. Anxhelina ka shenja goditjesh pas kokës, por edhe në duar e gjymtyrë, që do të thotë se vajza është mbrojtur instiktivisht nga goditjet e shumta. Në një intervistë për tvklan.al, nëna e Anxhelina Petros, Xhezmije Stoçeni tha se vajzën kishte 15 vjet që nuk e shikonte, kurse me Aleko Petron ishte divorcuar para 25 vitesh. Ajo bëri apel që shteti shqiptar ta ndihmojë për t’i sjellë në Berat trupin e së bijës, por shtoi se familjarë të Alekos kërkojnë ta varrosin në Greqi. /tvklan.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...