Është mbajtur mes tensioneve seanca plenare e kësaj të enjteje në Shqipëri, ku deputetët e opozitës, pjesë e Rithemelimit, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Duke mbajtur pankarta në duar deputetët nuk kanë lejuar zhvillimin e seancës normale.
Nën zhurmën e bilbilave, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kaloi direkt në votimin e pikave të rendit të ditës.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tentoi të shkonte drejt kryeministrit Rama me një pankartë në duar, ku shkruhej “Vrasësi i demokracisë”.
U desh ndërhyrja e Gardës që të normalizonte situatën.
Ndërkohë që seanca u mbyll brenda 12 minutave, pas votimit të projektligjeve nga maxhoranca.
Opozita zgjodhi të mos vijonte me skenarët e vitit 2023, ku bllokonte foltoren me grumbuj karrigesh dhe duke ndezur flakadanë në sallë.
Këtë herë deputetët zgjodhën të mbanin pankarta në duar dhe të pamundësonin zhvillimin e seancës përmes zhurmuesve.
Në një prononcim për media, në përfundim të seancës plenare, deputeti i PD Ervin Salianji theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj, por do të ta diversifikojë atë./euronews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...