Mes kaosit dhe tensionit është mbyllur seanca e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo seancë ishte parashikuar të zgjaste 4 orë, mirëpo tensioni i krijuar bëri që të mos kishte zhvillim normal të saj.
Me pankarta në duar, deputetët e opozitës përdorën zhurmues dhe u frynë bilbilave duke bërë që seanca të zgjaste vetëm 10 minuta
Ndërkohë deputeti demokrat Flamur Noka u përplas me Gardën e Republikës dhe po ashtu i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinaj, të cilit iu afrua me bilbil tek mikrofoni.
Në këto kushte, kryeparlamentarja Lindita Nikolla vendosi mosvazhdimin e seancës së sotme plenare.
Në rendin e ditës ishte parashikuar që të kishte diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit./tvklan.al
Përparim Rama: Kur ngecni në trafik, dilni nga vetura ose le...
Uzuni është shumë afër të bëhet golashënuesi më i mirë në hi...
O’Brien për raportet SHBA-Kosovë: Herë pas here kemi mospajt...
SPAK zbardhi akuzat, reagon Kryemadhi: Gënjen për mua dhe fa...
Manchester United merr një lajm të mirë nga mbrojtësi Yoro
Gresa shpërthen në Prime: Rezi të largohet nga shtëpia sonte