Mbyllën me kyç shkollat, në kërkim nënkryetari i Bashkisë Mallakastër, 3 në pranga

10:27 | 29 Qershor 2019
Arbresh.info

2 punonjës të Bashkisë Mallakastër dhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit, janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim nënkryetari i Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.

D.D, 57 vjeç, E.I, 39 vjeç, si dhe roja N.K, 58 vjeç, janë tre personat e arrestuar. Mësohet se policia po punon për kapjen e 38-vjeçarit H.S, nënkryetar i Bashkisë Mallakastër.

Bëhet e ditur se mga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme