Google ADS

Mbyllen hetimet për dosjen e Sali Berishës, rasti shkon në gjykatë

20:55 | 15 Tetor 2024
K.B

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani”.

Dosja me 333 fashikuj është dorëzuar pasditen e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, raporton Tvklan.al.

Në raportim thuhet se në total janë pesë të pandehur, ndërsa theksohet se nesër në orën 09:00 hidhet shorti për të përcaktuar gjyqtarin paraprak.

Në listë do jenë vetëm 10 gjyqtarë të Shkallës së Parë.

Lidhur me këtë dosje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Më 11 Shtator 2024, Berisha u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK-u për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, kryer në bashkëpunim”.

Shefi i Partisë Demokratike ndodhet i izoluar në banesën e tij që nga 30 Dhjetori i 2023-tës.

Të ngjashme