Google ADS

Mbyllen dy fasoneri në Gjirokastër, infektohen 4 punonjëse

10:09 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Dy fasoneri në Gjirokastër janë mbyllur pas infektimit të disa punëtoreve.

Ndërmarrjet me përkatësisht 220 dhe 140 punëtorë janë mbyllur pas inspektimit prej ISHP-së për 14 ditë.

Autoritetet e shëndetit kanë lënë detyrë dizinfektimin e mjediseve dhe marrjen e masave të mëtejshme për mbrojtjen nga Covid 19.

Të dy fasoneritë me bashkëpronësi përkatësisht turke dhe greke operojnë në fushën e prodhimit të veshjeve.

Një grua e infektuar në njërin prej fasonerive humbi jetën pas një trajtimi 10 ditor.

Aktualisht numri i punonjësve të infektuar është 4 për të dy ndërmarrjet por shumica e stafit është detyruar të hyjë në karantinë. Tamponët do të merren për rastet që shfaqin simptoma./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme